Loading…

Konjufca e zbulon si do t’i ndajnë ministritë me LDK’në: VV i do me çdo kusht këto dyja

  • 22/10/2019 | 16:18

Konjufca e zbulon si do t’i ndajnë ministritë me LDK’në: VV i do me çdo kusht këto dyja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se bashkë me LDK’në, 12 ministritë që planifikohen të jenë në Qeverinë e ardhshme, do t’i ndajnë në mënyrë proporcionale, ndërsa dy do t’u jepen pakicave. Ai ka lënë të kuptohet se VV do ministritë që lidhen me fushat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, transmeton Gazeta Metro.


Konjufca në një intervistë për RTK 3, ka thënë se rezultati zgjedhor tregon që qeverinë do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje.

Sa i përket numrit të ministrive, Konjufca ka thënë se do të jetë maksimalisht 12, dhe do të ndahen në mënyrë proporcionale mes dy partive, përjashtuar dy që duhet t’iu jepen pakicave.

Konjufca ka thënë se fakti që kanë dalë të parët në zgjedhje, nënkupton që VV-ja duhet të ketë udhëheqësin e qeverisë.

“Në përputhje me këtë, është shumë e pritshme që LDK-ja ta ketë udhëheqjen e parlamentit, si dhe me një ndarje proporcionale të ministrive, të cilat me gjasë të madhe do të jenë 12 ministri, të cilat ju e dini që do t’ju takojnë pakicave. Ndërsa 10 të tjera do të rregullohen mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka lënë të kuptojë që partia e tij do të kërkojë ministritë që ndërlidhen me fushat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë