Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujvci në seancën e sotme.
“Kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut, shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi”, ka thënë Bogujevci./gazetametro.net