Loading…
Konjufca me një tjetër qëndrim: Unë s’kam qenë në SHIK, Aida Dërguti po
  • 16/04/2019 | 08:36

Konjufca me një tjetër qëndrim: Unë s’kam qenë në SHIK, Aida Dërguti po

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nuk po e pranon se ka qenë në SHIK, siç po pretendon Dardan Molliqaj, mirëpo ai tani po thotë se deputetja e PSD’së, Aida Dërguti ka qenë SHIK, transmeton Gazeta Metro.


“Jo”, ka qenë e prerë përgjigja e Konjufcës kur është pyetur se a ka qenë në SHIK, ai nuk po befasohet nga deklarimet e Molliqajt në Kuvendin e Kosovës.

“Nuku befasova nga deklarimet e Dardanit sepse ai ka qenë i detyruar ta bënte një gjë të tillë. Krejt këtë e ka konstruktuar si një përleshje që ai e lëshon një akuzë dhe unë nuk do të merrem me të. E kam pritur dy muaj që të shpalosë ndonjë fakt. Kur u shtua presioni edhe media ndaj tij ai doli dhe tha atë që e tha. Nisi me përfshi edhe njerëz të gjallë, të cilët dolën dhe e mohuan. Dardani u bë gaz i botës dhe këtu përfundon gjithçka. Unë e kam paditur në Gjykatë dhe pres gjykimin”, ka thënë Konjufca në Interaktiv.

Konjufca ka thënë se brenda figurave të larta të Vetëvendosjes së dikurshme, Aida Dërguti, që ka qenë nënkryetare e Vetëvendosjes, ka qenë në SHIK.

“Askush tjetër nuk e thotë se kam qenë unë, pos dy-tre deputetëve që janë miq të ngushtë të Dardan Molliqajt. Ne e dinim se vetëm një kolege jona ka pranuar që ka qenë në SHIK, Aida Durguti. Ne e kemi ditur se ajo ka thënë se ka qenë në SHIK, por kjo nuk ka paraqitur problem për ne, përderisa ajo ka qenë e vetëdijshme”, ka thënë Konjufca, teksa ka shtuar se beson se në SHIK ka pasur edhe njerëz që punonin për interes të vendit.

Konjufca më tej ka thënë se do të pranonte pa pikë problemi sikur të kishte qenë pjesë e SHIK-ut, ndërsa ka konfirmuar se së voni është takuar me Dërgutin../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë