Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, tha se fusnota ishte një marrëveshje shumë e dëmshme dhe e gabueshme e kësaj qeverie e nënshkruar mandatin e kaluar.
Ai vlerëson se heqja e fusnotës nuk do të ndodh kurrë dhe se është Serbia ajo që do të vendos nëse do të ndodh diçka e tillë.
“Ne nëse kemi thënë që është gabim fusnota nuk do të thotë që tash duhet të pajtohemi me Qeverinë. Në jemi deputet të përgjegjshëm nëse synojmë t’i rregullojmë gabimet e qeverisë”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, përcjell gazetametro.net
Ai shtoi se ndryshimi i saj tashmë varet krejtësisht nga shteti serb./ gazetametro.net