Loading…

Konjufca për Marrëveshjen Bazë: Nëse nuk nënshkruhet nga palët, ajo është një letër pa vlerë

  • 09/12/2023 | 08:46

Konjufca për Marrëveshjen Bazë: Nëse nuk nënshkruhet nga palët, ajo është një letër pa vlerë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se gjashtë pikat e marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar për Kosovën.


Konjufca ka thënë se pjesa bazike e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës.

“Unë mendoj se qasja që të dy shtetet duhet në mënyrë të pavarur dhe krejtësisht të shkëputur nga ndërlidhja e pikave të marrëveshjes së Ohrit, secila duhet të zbatojë pjesën e vetë, nuk është një plan që do të mund të ecë përpara. Ka shumë probleme, kryesisht se kush do të jetë i pari që do të bëjë hapin dhe në cilin drejtim. Ju duhet ta kuptoni që gjashtë pikat e para të marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar pikërisht për Kosovën. Dhe unë mendoj që kur ndërtohet një marrëveshje ndërkombëtare pikat e renditjes nuk janë të rastësishme. Do me thënë pjesa bazike, pjesa e parë e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës, për konsolidimin e mëtejshëm të sovranitetit të Kosovës.” – ka thënë ai.

Ndër të tjera, Konjufca në Zërin e Amerikës ka thënë se se pika e shtatë është në favor të Serbisë, teksa tha që nëse nuk nënshkruhet kjo marrëveshje atëherë është një letër e pavlerë.

“Pika që është vendosur në favor të Serbisë është pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit. Dhe aty thuhet Kosova e ka për obligim gjetjen e një forme të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk vendoset në një pako të përgjithshme, që është marrëveshja e Ohrit, e cila nuk është nënshkruar nga Serbia. Bashkësia Ndërkombëtare po thotë që nuk ka lidhje që nuk është nënshkruar, por qeveria e Kosovës mendon që është thelbësore që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga palët, ose nëse nuk nënshkruhet ajo është një letër pa vlerë.” – ka shtuar ndër të tjera kryekuvendari Konjufca.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë