Loading…

Konjufca për qortimin amerikan: Jo i mirë për Kosovën, duhet dialog i hapur me miqtë tanë

  • 31/05/2023 | 12:10

Konjufca për qortimin amerikan: Jo i mirë për Kosovën, duhet dialog i hapur me miqtë tanë

Kryetari i kuvendit, Galuk Konjufca, ka komentuar deklaratën e ashpër të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për sa i përket situatës në veri.


Ai tha se kjo nuk është hera e parë që po ndodh, pasi sipas tij, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe dy vjet më parë, kur Kosova aplikoi reciprocitetin ndaj Serbisë, teksa qortimin amerikan e cilësoi si jo të mirë.

“Kjo nuk është e mirë për ne. E pranojmë që është një gjë e keqe për Kosovën. Gjithçka që duhet të bëjmë është që ta bëjmë një dialog të hapur me të gjithë miqtë dhe partnerët dhe t’i argumentojmë pozicionet tona. Ndoshta pozicionet tona s’po kuptohen drejt nga ShBA-të”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se pas dorëheqjes së kryetarëve serbë të veriut, institucionet e Kosovës atje mbeten vakante.

“Atje shteti i Kosovës nuk pati zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve, bile pas një dakordimi pikërisht me ShBA-të që zgjedhjet të shtyhen për pesë muaj. Ne i dëgjuam ata dhe i shtymë zgjedhjet për pesë muaj. Kur u harxhuan pesë muaj, dy opsione kishte Kosova, ta dëgjonte Vuçiqin, ose të procedonte siç thotë Kushtetuta. Ne e zgjodhëm opsionin e dytë, s’vjen në shprehje për alternativa tjera”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë