Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, nga foltorja e Kuvendit, ka paraqitur kërkesat e shoqërisë civile të cilët përmes peticionit kërkuan mbajtjen e një seance parlamentare për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari
Ai tha se në këtë seancë është dashur të diskutohet për shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm, ashtu siç është kërkuar përmes peticionit të shoqërisë civile.
”Në peticion kërkohet dorëheqja e ministres së Drejtësisë,  ministrit të Brendshëm dhe shkarkimi i të gjithë atyre që ndodhen në hiearkinë institucionalte të burgut”, tha Konjufca.
Ai gjithashtu tha se PDK-LDK kanë bërë çdo gjë që kjo seancë të mos mbahej, dhe kjo po bëhet vetëm për arsye që të shmanget peticioni i 23774 qytetarëve i organizuar nga shoqëria civile.
”Këtë seancë e filloi LVV-ja, ndërsa ky pushtet bëri gjithqka që kjo të mos mbahej, dy herë deputetët tërhoqën nënshkrimet për shkak të trysnisë së pushtetit. Pse po kidnapohet kjo seancë për Astrit Deharin, përgjigja është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Kjo po ndodh vetëm për arsye që të shmanget peticioni i 23774 qytetarëve i organizuar nga shoqëria civile” tha Konjufca.
Konjufca tha se ne duhet ta ngrisim zërin dhe të marrrmi vesh se e kujt ka qenë përgjegjësia që Astrit Dehari vdiq në burg, dhe nuk mjafton vetëm të diskutohet e të debatohet pë këtë rast./Gazetametro.net