Loading…

Konjufca: Serbia po na konsideron terrorist, të kushtëzohet dialogu

  • 09/03/2017 | 12:01

Konjufca: Serbia po na konsideron terrorist, të kushtëzohet dialogu

Shefi i Grupit Palamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në seancën plenare tha se Qeveria e Kosovës duhet ta kushtëzojë Serbinë në bisedimet në Bruksel me lirimin e Haradinajt.


Konjufca ka shtuar se Qeveria po është shumë e nënshtruar ndaj  Serbisë dhe  ka këruar që t’i bëj trysni Serbisë për fletarrestete serbe.

“Qeveria jonë është shumë e nënshtruar dhe vazhdon dialogun pa kurfarë kushtesh. Çfarë ka bërë Qeveria që të shtroj trysni që Serbia t’i heq fletarrestet për shtetasit e Kosovës. Qeveria jonë e ka në dorë dialogun të cilin nëse e shfrytëzon siç duhet. Qeveria për ndryshe e ka brenda edhe Listën Serbe që është mekanizëm i Vuqiqit. Serbia neve na konsideron terroristë.

Deputeti i VV-së tha se kemi pasur një politikë të qyqarllëkut dhe të nënshtrimit të kësaj Qeverie ndaj Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë