Loading…
Konjufca thotë se u keqkuptua deklarata e tij: Dikujt prej LDK’së po i konvenon
  • 23/08/2019 | 20:42

Konjufca thotë se u keqkuptua deklarata e tij: Dikujt prej LDK’së po i konvenon

Glauk Konjufca nga radhët e VV’së ka folur rreth qeverisë Haradinajt, ku sipas tij ka zgjatur shumë kjo qeveri, ku siç thotë ai nuk është pritur që do të zgjas kaq shumë.


Ai për RTK-në tha se deklarata e tij është keqkuptuar kur është thënë se ky i ka vënë ultimatum LDK’së për koalicion, përcjell Periskopi.

Ai ka sqaruar se dikujt prej LDK’së po i konvenon për të bërë keqkuptime të tilla

“Nuk kemi pritur që një qeverisje e tillë do të zgjatej kaq shumë. Vetë fakti që ishte një qeveri kaq e brishtë e rriti vlerën e listën SRPSK-a. Unë mendoj që VV-ja ka qenë më e sinqerta për kërkesen e tyre për zgjedhje. Skena politike ka qenë e përgaditur dhe ishim të ngopur me këtë qeveri. Kurdo që kishte me ndodhë kjo dorëheqja, VV-ja ka qenë e gatshmë për zgjedhje. Mendojë që ka qenë keqkuptim deklarata ime për koaliconin me LDK-në sepse dikujt prej LDK-së po i konvenon një konfrontim i tillë”, ka thënë Konjufca për RTK .

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë