Loading…

Konkurenca Hoxhaj – Pacolli, si po bëhet fajtor Ministri i Jashtëm për ‘gylenistët’

  • 02/04/2018 | 21:52

Konkurenca Hoxhaj – Pacolli, si po bëhet fajtor Ministri i Jashtëm për ‘gylenistët’

Zëvendëskryeministri aktual, ish’ministër i Jashtëm, Enver Hoxhaj, vazhdon të e përjetojë jo lehtë se diplomacinë e Kosovës të cilën e ka drejtuar për disa vite, të ja marr Behgjet Pacolli.


Këshilltari i tij, Bashmir Xhemaj, përmes një postimi në Facebook, të bërë para dy ditësh lidhur me zhvillimet e fundit, krahason punën e ministrit aktual të Jashtëm me atë të kaluarin, ku thotë se kur MPJ drejtohej nga shefi i tij, edhe pse kishte presion edhe më të madh se sa tash nga Turqia, Kosova kishte arritur që ta tejkalonte këtë, dhe të mos arrestonte ‘gylenistët’, shkruan gazetametro.net.

Por, sipas tij, edhe pse ai nuk ja përmend emrin, tani kur MPJ drejtohet nga Pacolli, situata është ndryshe, dhe Kosova dorëzohet shumë lehtë përballë Turqisë.

“Në korrik te 2016’ presioni për mbylljen e shkollave gyleniste në Kosovë, dorëzimin e kundërshtarëve të Erdoganit e deri tek kërkesa absurde për arrestimin e Berat Buzhalës kanë qenë edhe më të mëdha. Por Kosova e vogël arriti të gjej një dërë dalëse për ti thënë jo duke ruajtur prestigjin dhe imazhin e një shteti në bërje e siper. Keto ditë nuk besoj se ka pasur një presion më të madhe se para dy vitesh dhe pyetja shtrohet pse bash tash”, ka shkruar Xhemaj.

Përveç Presidentit Hashim Thaçi, që po shihet si lideri institucional që ka qenë i njoftuar për këtë aksion, që ishte bërë fshehur Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, i përfshirë po llogaritet edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, edhe për faktin se ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, që vjen nga partia e tij, e kishte pasur në dorë dokumentin që kishte urdhëruar arrestimin dhe deportimin e gjashtë ‘gylenistëve’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë