Loading…

Konkursi në KEK pritet të anulohet pas zgjedhjeve

  • 13/11/2021 | 18:42

Konkursi në KEK pritet të anulohet pas zgjedhjeve

Fushatat, premtimet e debatet nuk janë karakteristikat e vetme që përcjellin zgjedhjet qofshin ato komunale apo parlamentare në Kosovë. Kjo sepse me fillimin e fushatës zgjedhore, në komuna të shumta të vendit “lulëzojnë” thirrje të shumta për vende të lira pune.


Të premten e pesë nëntorit, Korporata Energjetike e Kosovës shpalli konkurs për 150 pozita të lira pune, që përfshijnë teknik të makinerisë, elektronikës, kimisë, zjarrfikës, inxhinier të makinerisë, elektroteknikës, si dhe disa pozita tjera, raporton Paparaci.

Mirëpo, Paparaci nga burimet ka mësuar se konkursi për 150 vendet e lira të punës në KEK, pritet të anulohet pas zgjedhjeve.

Paparaci gjithashtu ka mësuar se konkursi është duke u përdorur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje si një nga “strategjitë” e tyre për fushatën zgjedhore në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit, Podujevës e Prishtinës.

Shpallja publike e bërë nga ana e KEK-ut dhe të cilën VV-ja po e përdorë për fushatë zgjedhore, nuk është e protokolluar dhe njëkohësisht nuk ka as nënshkrim nga ana e Departamentit të Burimeve Njerëzore në këtë korporatë.

Kujtojmë se nesër në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve ku qytetarët e 21 komunave do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por ka shkruar në balotazh në 12 komuna në nivel vendi.

LVV nesër garon në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Shtimes, Gjakovë, Rahovecit, Fushë-Kosovë, Podujevës, Kaçanikut, Obiliqit, Vitisë dhe Kamenicës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë