Loading…

Konsiderohej e zhdukur, gjitari i rrallë shihet sërish në SHBA

  • 02/11/2026 | 17:25

Konsiderohej e zhdukur, gjitari i rrallë shihet sërish në SHBA

Një lajm inkurajues vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku nuselalat me këmbë të zeza, një prej gjitarëve më të rrallë në Amerikën e Veriut, po shfaqin shenja të rikthimit në natyrë.


Sipas raportimeve të mediave amerikane, këto kafshë janë vërejtur në Parkun Kombëtar Badlands, në Dakotën e Jugut, duke dhënë shpresë për mbijetesën e një specieje që dikur konsiderohej e zhdukur.

Nuselalat me këmbë të zeza janë kafshë kryesisht të natës dhe mund të kalojnë deri në 21 orë në ditë duke fjetur. Ato bëjnë jetë të vetmuar, përveç periudhave të shumimit dhe rritjes së të vegjëlve.

Zhdukja e tyre u lidh me shkatërrimin e habitateve dhe përhapjen e sëmundjeve. Megjithatë, rizbulimi i tyre në vitet 1980 hapi rrugën për programe të shumimit në kushte të kontrolluara dhe rikthimit në mjedisin natyror.

Pavarësisht rezultateve pozitive, rreziku për këtë specie vazhdon. Sipas WWF-së, humbja e habitatit dhe sëmundjet mbeten kërcënimet kryesore, ndërsa biologët vlerësojnë se nevojiten rreth 3 mijë individë të rritur në natyrë për të garantuar mbijetesën afatgjatë të saj.

Përpjekjet e vazhdueshme të konservimit po japin rezultate dhe shtojnë shpresat që kjo specie e rrallë të mos zhduket më nga natyra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë