Loading…

Konsullata e Republikës se Kosovës ne New York: ‘Empire State Building’ do te ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

  • 22/07/2021 | 23:15

Konsullata e Republikës se Kosovës ne New York: ‘Empire State Building’ do te ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2021, nesër, më 23 korrik, ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës do të ndriçohen në ndërtesën më të famshme në botë-Empire State Building, në Nju-Jork. Në këtë ditë bëhet hapja solemne e Lojërave Olimpike Verore 2021, në Tokio të Japonisë përcjellë Gazeta Metro.


Për nder të kësaj ceremonie solemne, në ndërtesën Empire State Building, krahas shteteve të tjera, do të ndriçohet edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Në vitin 2016, Republika e Kosovës mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, ku xhudistja kosovare me famë botërore, Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë. Të gjithë sportistëve tanë që marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike u dëshirojmë shumë sukses./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë