Një banor i Kansas është personi i gjashtë që vdiq në Shtetet e Bashkuara pas një sëmundjeje misterioze të frymëmarrjes që lidhej me konsumimin e cigareve elektronike, thanë zyrtarët e shtetit të martën, ndërsa zyrtarët e shëndetit publik e cilësuan këtë si një problem shëndetësor mbarëkombëtar.
‘’Është koha për të ndaluar konsumimin e këtyre cigareve,” tha në një deklaratë Zyrtari i Shëndetit të Shtetit në Kansas, Dr Lee Norman Norman. “Nëse ju ose një i dashur po konsumoni këtë gjë, atëherë ju lutemi ndaloni.”
Zyrtarët e Shëndetit Publik të SHBA-së po hetojnë 450 raste të sëmundjes së mushkërive të lidhura pikërisht me këtë shkak në 33 shtete dhe një territor amerikan. Hetimi mbarëkombëtar i udhëhequr nga Qendrat e SHBA së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave nuk ka lidhur sëmundjet me ndonjë produkt specifik të cigareve elektronike.
Shumë nga sëmundjet e raportuara përfshijnë produkte të avullimit, përfshirë produktet e kanabisit, që përmbajnë acetat të vitaminës E, një vaj i marrë nga vitamina E që është potencialisht i rrezikshëm nëse thithet. Sidoqoftë, zyrtarët shëndetësorë nuk kanë përjashtuar akoma ndonjë pajisje për avullimin si një shkak të mundshëm për sëmundjet.
Simptomat midis rasteve të raportuara përfshijnë ethe, kollë dhe të vjella. Treguesit shtesë kanë përfshirë dhimbje koke, marramendje dhe dhimbje në gjoks./gazetametro.net