Loading…

Kontrata pritet të jetë ‘çmenduri’, Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin,

  • 03/06/2023 | 12:33

Kontrata pritet të jetë ‘çmenduri’, Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin,

E ardhmja e Lionel Messit ka qenë subjekt i spekulimeve intensive, me argjentinasin që do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij muaji, kur i skadon kontrata.


Tashmë është bërë e ditur se Messi nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, që do të thotë se ai do të bëhet lojtar i lirë në fund të qershorit.

Kjo ka tërhequr interesin e Barcelonës, pasi nuk do të duhej të paguanin një tarifë transferimi për të nënshkruar me ish-yllin e tyre.

Sidoqoftë, Barcelona nuk mund t’i ofrojë Messit një kontratë për momentin, pasi ata presin miratimin e planit të tyre të qëndrueshmërisë nga LaLiga. Me zvarritjen e situatës, të dyja palët po bëhen gjithnjë e më të frustruara.

Barcelona nuk është e vetmja skuadër për Messin, pasi sauditët e Al Hilal kanë paraqitur një ofertë të madhe për kontratën për të nënshkruar me 35-vjeçarin.

Lexo po ashtuRritet oferta për Messin nga Arabia Saudite, arrin përmasa ta paimagjinueshme

Sipas gazetës Sport, klubi saudit po përgatitet të njoftojë ardhjen e Messit të martën, më 6 qershor, edhe pse ata ende nuk kanë finalizuar një marrëveshje.

I njëjti burim thotë se Al-Hilal po pret një ‘po definitive’ më 6 qershor dhe se ata kanë ‘përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme’ për të shpallur nënshkrimin e tij në të njëjtën ditë.

Sipas disa burimeve, Al-Hilal i ofron Messit 400 milionë euro në sezon, shifra të papara në botën e futbollit – pasi kjo është 200 milionë euro më shumë se sa Cristiano Ronaldo fiton te Al-Nassr.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë