Loading…

Kontratat afatgjate për energjinë përplasin ministren Rizvanolli me opozitën

  • 24/01/2022 | 18:29

Kontratat afatgjate për energjinë përplasin ministren Rizvanolli me opozitën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se asnjë shtet në Evropë nuk ka arritur të evitojë krizën energjetike përmes kontratave afatgjate.


Në debatin parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ministrja tha se kontraktimi i kontratave është vetëm një mit i opozitës.

“Më thoni, cili shtet në Evropë e ka arritur të evitojë krizën përmes kontratave afatgjata. Për më tepër në cilin vend është zbutur përmes kontratave afatgjata. Në Evropë kontratat afatgjata nuk përdoren më. Përdoren blerja e energjisë një ditë përpara për shkak të rritjes së konkurrencës. Në fakt kjo mund të jetë një prej arsyeve të krizës nëse i lexoni çka po flitet në mesin e ekspertëve që merren me këtë. Pra definitivisht Kosova nuk është e vetme në këtë. Në fakt kur ka pasur kontrata afatgjata, këto kontrata janë ndalur, pasi e kanë një penallti, për shembull 50 euro, edhe kur ke blerë energji me këto, por çmimi ka arritur në 500 euro ka qenë më e dobishme që të shkëputen kontratat edhe në rastet e rralla kur ka qenë. Prandaj ju lutemi harroni këtë mit”, tha ai.

Por asaj i reagoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se një gjë e tillë ndodh me Ibër-Lepencin, që shet energji prej 50 euro megavatin.

“Ibër-Lepenci sot e shet diku 50 euro megavatin e energjisë elektrike. Kontratë që është bërë më herët, ndërsa Kosova është diku i shitë një kompanie 10 herë më lirë se sa është duke shkuar në bursë ndërkombëtare”, tha ai.

Ministrja tha se kjo kontratë ka klauzolë arbitrazhi dhe po shqyrtohen gjitha mundësitë për të dalë nga kontrata pa dëme. Madje ajo tha se kjo kontratë është dërguar në hetuesi te krimet ekonomike.

“Jam informuar se kjo kontratë ka klauzolë arbitrazhi si shumë kontrata të institucioneve që janë lidhura nga ndërmarrjet publike dhe na kushtojnë me qindra dhe miliona në muaj. Rrjedhimisht kontrata nuk ka mundur të ndërpritet pasi është llogaritur se dëmet mund të jetë më mëdha se fitimet. Megjithatë unë kam kërkuar nga ndërmarrja që të shqyrtohen mundësitë për të dalë nga kjo kontratë e dëmshme”, tha ai.

Lidhur me kontratat afatgjate të energjisë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se një gjë të tillë e ka bërë edhe shteti i Maltës.

“Nuk është mit krijimi i kontratave afatgjate. Malta ka bërë kontrata dyvjeçare. Kontratat që i kemi me Shqipërinë që kemi marr energji, do t’i kthejmë”, shtoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë