Loading…

‘Kontratë me Vucicin për lobim, S’ju zë besë askush’, Grenell e Ahmeti ‘kapen keq’ në Twitter

  • 29/11/2022 | 23:46

‘Kontratë me Vucicin për lobim, S’ju zë besë askush’, Grenell e Ahmeti ‘kapen keq’ në Twitter

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar ish emisarit të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, pasi që ky i fundit solli atmosferën e krijuar në një restorant në Beograd pas fitores së Amerikës kundër Iranit në Botëror.


“I gjithë restoranti në Beograd për feston për golin e Amerikës”, shkroi Grenell sot në Twitter.

Këtij reagimi iu përgjigj Ahmeti, duke thënë se duke e ditur që Grenell është i kontraktuar për lobim nga Vuçiqi, ajo që thotë ai, duhet të merret me rezerve.

“Duke ditur që keni kontratë e lobimi me Vuçiqin, e gjitha kjo duhet të merret me rezevë”, ka shkruar Ahmeti.

Megjithatë, një përgjigje të shpejt këtij epiteti të vënë nga Ahmeti, i ka dhënë Grenell.

Ai e ka akuzuar ish-kryetarin e kryeqytetit si dikush që shtyn përpara lajmet e rreme.

“Askush nuk befasohet kur ju shtyni përpara lajmet e rreme. Ky jeni ju. Të gjithë e dinë që ju trilloni gjëra. Askush nuk e beson një fjalë që e thoni…”, ka shkruar Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë