Loading…

Koordinohen me BE’në

  • 23/11/2016 | 18:50

Koordinohen me BE’në

Në Strasbourg të Francë ka filluar takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. Delegacioni i Kuvendit i të Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit për MSA, së bashku me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Tonino Picula, do të zhvillojnë punime gjatë dy ditëve në vijim.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Evropian si dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, dhe zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci.

Në ditën e parë të punimeve do të trajtohen tema të ndryshme si: gjendja e marrëdhënieve BE- Kosovë; sundimi i ligjit; mbrojtja e të drejtave të njeriut; marrëdhëniet fqinjësore dhe dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Punimet e këtij takimi do të përmbyllen të enjtën me një konferencë për medie nga Picula dhe Haliti, e cila do të mbahet në ora 12:45./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë