Ideja e presidentit Hashim Thaçi, rreth çështjes së kufijve është një aventurë e rrezikshme për vendin, që nxit edhe tension në vend.
Kështu ka vlerësuar deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Korab Sejdiu në një intervistë për gazetën “Zërin”, ku ka thënë që asnjë ndryshim i kufijve ekzistues nuk mund të bëhet pa ndryshime kushtetuese.
Sejdiu me këtë rast ka thënë që zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i një qeverie legjitime.
E vetmja mënyrë që mund të arrihet kjo, sipas tij, është përmes bashkimit të LDK-së dhe Vetëvendosjes në një koalicion parazgjedhor.
Deputeti Sejdiu në mes të tjerash ka folur edhe për Gjykatën Speciale, me ç’rast ka konsideruar që vonesa e funksionalizimit të këtij organi po bëhet për shkaqe politike.