Loading…

Korea e Veriut e quan ‘budalla’ Joe Biden

  • 22/05/2019 | 11:32

Korea e Veriut e quan ‘budalla’ Joe Biden

Nuk u habit askush kur agjencioni i lajmeve të Koresë së Veriut e quajti kandidatin për president të SHBA’ve “një imbecil me mangësi themelore të kualitetit njerëzor”, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tyre këtë epitet e meritoi ish zëvendës Presidenti Amerikan, Joe Biden, pasi ju referua si tiran udhëheqësit suprem Koreano Verior, Kim Jong-Un, gjatë një fjalimi. Kjo fyerje sipas tyre ndaj liderit të tyre konsiderohet shkelje dhe “provokim i motivuar politik e i pa arsyetushëm” kundër Koresë së Veriut.

Joe Biden gjatë nisjes së fushatës për zgjedhje presidenciale të 2020’së në Philadelphia të shtunën e kaluar akuzoi Presidentin Donald Trump si shumë të afërt me “diktatorë e tiranë” si Kim Jong-Un dhe Vladimir Putin. Kjo i shtyu si duket agjencionin e lajmeve të Koresë së Veriut të dalin me komente të tilla për Joe Biden si “i kapluar nga ambicia për pushtet, është bërë i pamatur e i pakuptimtë”.

Nuk është hera e parë që Korea e Veriut përdorë këso diplomacie drejt kundërshtarëve të tyre, në të kaluarën e kishin quajtur ish kryeministren e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, ‘prostitutë’, e pas tensioneve në 2017’në kur Presidenti Donald Trump ju tha pas testeve të raketave nga ta se nëse vazhdojnë “do të ju shkatërrojmë tërësisht”, koreanët e veriut e quajtën atë “amerikan i çmendur matuf”.

Ata e përmirësuan fjalorin gjatë negociatave me SHBA’në dhe në përgatitje të samitit në Vietnam në shkurt të këtij viti, tani të dështuar, kur Korea e Veriut refuzoi të çarmatosej nga armët bërthamore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë