Koreja e Veriut super staliniste hapi zyrtarisht një qytet të ri të cilin mediat e tyre po e quajnë ‘mishërimi i qytetërimit modern. Lideri suprem Kim Jong –Un e preu shiritin në Samjiyon, që e pushteti e vlerësoi si projektin më të rëndësishëm ndërtimor të shtetit, trasnmeton Gazeta Metro.
Media shtetërore KCNA njoftoi se qyteti-që mund të akomodoj 4 mijë familje- krenohet me apartamente të reja, shteg skiatorësh dhe një stadium mes tjerash.
Megjithatë, punë e detyruar është raportuar të jetë përdorur gjatë ndërtimit të Samjiyon. Derisa KCNA krenohet me këtë qytet i cili bën përjashtim në Korenë e Veriut pasi shumica e njerëzve jetojnë në mjerim.
Derisa në Korenë e Veriut dihet se shumica vuajnë nga “mungesa e ushqimeve, rrymës elektrike, derivateve, uji i rrjedhshëm e nevoja tjera ky qytet po tentohet të shfaqet si model siç thotë Colin Zwirko.
“Siç duket tani, ka fasada të pastra dhe unike, ndërtesa të projektuar bukur të cilat nuk i ngjajnë asnjë qyteti në Korenë Veriore. Dikush që shëtit në Samjiyon si turist nuk do të dilte diku në ndonjë lagje të pa kujdes të mirë si në Pjong Jang”.
Media shtetërore KCNA njofton se qyteti ka pësuar ‘ndryshim drastik’, duke e përshkruar si “qytet utopik nën socializëm’. E jo vetëm kaq, KCNA e vlerësoi edhe përtej kufijve të vet e ‘socializmit’, e quajti “mëshirim i qytetërimit modern”. /gazetametro.net