Loading…

Koreja e Veriut hap ‘Majën e Qytetërimit Njerëzor’

  • 03/12/2019 | 17:55

Koreja e Veriut hap ‘Majën e Qytetërimit Njerëzor’

Koreja e Veriut ka hapur një qytezë të re të cilën mediat shtetërore e kanë quajtur ‘kulmi i qytetërimit modern të njerëzimit’, transmeton Gazeta Metro.


Udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, preu shiritin e lagjes Samxhijon, pranë malit Paetku, në veri të vendit, të cilin e ka përshkruar si një nga projektet e ndërtimit më të rëndësishëm të vendit.

Media shtetërore KCNA tha se qyteza do të mirëpresë 4000 familje në apartamente të reja e tepër moderne, dhe mes shërbimeve të shumta do të ofrojë edhe një stadium dhe një pistë për ski.

Megjithatë, udhëheqësit e Koresë së Veriut akuzohen se këtë projekt e kanë realizuar nëpërmjet punës së detyruar të të dënuarve, dhe se ndërtimi i këtij qyteti nuk e fsheh faktin që shumica e banorëve jetojnë në kushte shumë të varfra./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë