Loading…

Koreja e Veriut mbyllet edhe më shumë: “Pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta sjellë koronavirusin

  • 23/10/2020 | 14:23

Koreja e Veriut mbyllet edhe më shumë: “Pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta sjellë koronavirusin

Koreja e Veriut u kërkoi qytetarëve të saj të qëndrojnë brenda, për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë”, që fryn nga Kina, mund ta sjellë koronavirusin me vete. Rrugët e kryeqytetit Phenjan raportohet se janë të zbrazëta pas paralajmërimit, transmeton Gazeta Metro.


Shteti sekret thotë se nuk ka asnjë rast me koronavirus, por që nga janari i ka mbyllur rreptësishtë kufijtë dhe ka kufizuar lëvizjen.

Tash për tash nuk ka asnjë lidhje të njohur midis “pluhurit të verdhë” dhe koronavirusit.

“Pluhuri i verdhë” i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze, që fryn në Korenë e Veriut dhe Jugut, në periudha të caktuara të vitit.

Rëra është e përzier me pluhur toksik, gjë që prej vitesh ka ngritur shqetësime për shëndetin në të dyja vendet.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi mund të mbetet në ajër për disa orë.

Megjithatë, sipas tyre, është jashtëzakonisht e rrallë që dikush të infektohet në këtë mënyrë – veçanërisht jashtë.

Mënyra kryesore e infektimit është kur një njeri qëndron afër dikujt që është i infektuar dhe ky i fundit kollitet, teshtin ose flet, duke e përhapur virusin me pikat e pështymës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë