Loading…

Koreja e Veriut premton ‘dhuratë Krishtlindjesh’ për SHBA’të: Tensionet mes tyre rriten

  • 03/12/2019 | 14:06

Koreja e Veriut premton ‘dhuratë Krishtlindjesh’ për SHBA’të: Tensionet mes tyre rriten

Koreja e Veriut përsëriti pohimet e saj se administratës Trump po i mbaron koha për të shpëtuar negociatat bërthamore, duke thënë se është në dorë të SHBA’ve të zgjedhin se çfarë dhurate duan për Krishtlindje nga Veriu, transmeton Gazeta Metro.


Deklarata që i atribuohet një diplomati të vjetër, erdhi ndërsa Koreja e Veriut vazhdon të shtojë presionin ndaj Uashingtonit dhe Seuli përpara afatit të fundvitit të udhëheqësit Kim Jong Un për SHBA, për të ofruar kushte të pranueshme reciprokisht për një marrëveshje.

Negociatat janë ndalur që nga samiti mes Kim dhe Trump i cili u prish pasi SHBA hodhi poshtë kërkesat e Koresë së Veriut, për lehtësimin e sanksioneve të gjera në këmbim të një dorëzimi të pjesshëm të aftësive të tij bërthamore. Një zv. ministër i jashtëm i Koresë Veriore që merret me punët e SHBA’së akuzoi Uashingtonin të përsëris ofertat e bisedave që synojnë blerjen e kohës pa ofruar zgjidhje reale.

”Dialogu i mbrojtur nga SHBA nuk është, në thelb, asgjë tjetër përveç mashtrim për të mbajtur Korenë të detyruar të diaologojë dhe të përdorë atë në favor të situatës politike dhe zgjedhjeve në SHBA”, tha ai.
”Ajo që mbetet për t’u bërë tani është opsioni i SHBA’së dhe i takon plotësisht SHBA të zgjedh se çfarë dhurate për Krishtlindje do të dojë të marrë”, shtoi Song.
Kim ka thënë se do kërkonte ”një rrugë të re”, nëse SHBA’të vazhdojnë me sanksione dhe presion.

Koreja ka testuar një seri sistemesh të reja raketash gjatë muajve të fundit, të cilat ekspertët thonë se potencialisht zgjeron aftësinë e tij për të goditur objektivat në Korenë e Jugut dhe Japoni./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë