Loading…

Korona virusi mund të jetë fundi i BE’së, tërheqin vërejtjen ish liderët

  • 07/04/2020 | 23:02

Korona virusi mund të jetë fundi i BE’së, tërheqin vërejtjen ish liderët

Liderët e BE’së u paralajmëruan se nëse përçarjet vazhdojnë pandemia do të jetë edhe më shkatërruese sesa BREXIT, migrimi dhe kriza e financiare e 2008’s, transmeton Gazeta Metro.


Bashkimi Europian ka mbijetuar disa shtrëngatave si kriza e 2008’snë eurozonë, kriza e migrimit dhe BRexit, por disa po frikësohen- mes tyre vet Presidentja e Komisionit Europian, Ursula va nder Leyen- se korona virusi do të jetë edhe më shkatërruese.

Në një intervenim të rrallë Jacques Delor, ish Presidenti i Komisionit Europian, që kishte ndihmuar në ndërtimin e bllokut europian, theu heshtjen fundjavën e kaluar për të paralajmëruar se mungesa e solidaritetit paraqet “një rrezik vdekje prurës për Bashkimin Europian”.

Enrico Letta, ish kryeministër i Italisë, tha se BE’ja po përballet me një “rrezik vdekjeprurës” nga pandemia globale. “Ne po përballemi me një krizë që dallon nga ato të më parmet” tha ai për gazetën britanike The Guardian- pjesërisht, tha ai, për shkak të natyrës së paparashikueshme të progresit të sëmundjes, e pjesërisht për shkak se “Europianizmi” është dëmtuar nga krizat e dekadës së kaluar.

Nëse të gjithë i qasen strategjisë së “Italia e para”, “Belgjika e para” apo “Gjermania e para”  tha ai, “ne të gjithë do të fundosemi së bashku”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë