Loading…

Korona virusi në Kinë: Afër 1380 të vdekur, më shumë se 1700 punëtorë shëndetësorë të infektuar

  • 14/02/2020 | 15:18

Korona virusi në Kinë: Afër 1380 të vdekur, më shumë se 1700 punëtorë shëndetësorë të infektuar

Më shumë se 1700 punëtorë shëndetësor janë infektuar nga virusi i ri që ka vrarë afër 1400 njerëz dhe është përhapur në botë njoftoi një zyrtar kinez të premten, transmeton Gazeta Metro.


Nga mbi 1700 punëtorët shëndetësor të prekur nga sëmundja tani e emëruar Covid-19, gjashtë kanë vdekur njoftoi Zeng Yixin, zëvendës drejtori i Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se komisioni është shumë i brengosur për këtë çështje dhe ka caktuar udhëzime për parandalimin dhe kontrollin e infektimeve brenda institucioneve shëndetësore tha Zeng.

Deri tani nga numri total i të infektuarve punëtorët shëndetësor përbejnë 3.8 për qind të rasteve të konfirmuara tha Zeng.

Rastet e konfirmuara deri tani në Kinën kontinentale janë shtuar konsiderueshëm deri në fund të së enjtes, 63851 të infektuar, 5090 më shumë se një ditë më parë. Numri i rasteve vdekjeve të regjistruara është  gjatë të enjtes është 121 persona me gjithsej 1380 nga fillimi i epidemisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë