Loading…

Koronavirusi: 242 njerëz vdesin gjatë një dite të vetme në Kinë, 60 mijë të infektuar

  • 13/02/2020 | 16:50

Koronavirusi: 242 njerëz vdesin gjatë një dite të vetme në Kinë, 60 mijë të infektuar

Provinca kineze në të cilën shpërtheu koronavirusi në Kinë, raportoi një rritje rekord të viktimave dhe mijëra njerëzve tjerë të infektuar, ndërsa Japonia u bë vendi i tretë jashtë Kinës që pësoi një numër të madh viktimash, transmeton Gazeta Metro.


Epidemia i ka dhënë Partisë Komuniste në pushtet në Kinë, një nga sfidat më të mëdha, duke kufizuar ekonominë e vendit e duke lënë pasoja të konsiderueshme. Japonia konfirmoj vdekjen e saj të parë nga koronavirusi, një grua rreth 80 vjet që jetonte në prefekturën Kanagaëa afër Tokios, duke shtuar numrin e vdekjeve jashtë territorit të Kinës.

Japonia është një nga vendet më të prekura duke paraqitur qindra raste të të prekurve me këtë virus. Në provincën qendrore të Hubei të Kinës, zyrtarët thanë se 242 njerëz vdiqën të Mërkurën, numër rekord ky që kur u shfaq virusi për herë të parë në dhjetor të 2019.

Si rezultat, 14.840 raste të reja u raportuan në provincë të enjten, nga 2,015 raste të reja në shkallë vendi një ditë më parë. Por, duke përjashtuar rastet e konfirmuara duke përdorur metodat e reja, numri i çështjeve të reja u rrit me vetëm 1.508. Rreth 60,000 njerëz janë infektuar në total, shumica e tyre në Kinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë