Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1,147 derisa janë 874 të shëruar, dhe 30 viktima, shkruan Gazeta Metro.
Kosova ende është në fazën e dytë të lehtësimeve të kufizimeve, që ka filluar nga 1 qershori ku janë liruar të gjitha bizneset të rihapen dhe të fillojnë aktivitetin e tyre.
Ndër komunat më të prekura janë Prizreni, Ferizaji dhe Vushtrria. Javën e fundit u raportua një numër në rritje i rasteve me koronavirus në komunën e Vushtrrisë.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 për momentin është 243./gazetametro.net