Loading…

Koronavirusi në SHBA: Trump u jep të papunëve nga 400 dollarë në javë

  • 09/08/2020 | 14:19

Koronavirusi në SHBA: Trump u jep të papunëve nga 400 dollarë në javë

Amerika vazhdon të jetë vendi më i prekur në botë nga pandemia koronavirus. Sipas “New York Times”, vendi numëron më shume se 5 milionë të prekur me Sars Cov-2. Amerika është e para edhe për sa i takon numrit të viktimave, me më shumë se 162 mijë.


Në këtë situatë, presidenti Donald Trump firmosi urdhrin e parë ekzekutiv për ndihmat e reja, sipas të cilit çdo i papunë do të paguhet nga shteti me 400 dollarë në javë. Në të njëjtin dokument parashikohet edhe shtyrja e pagesave universitare të studentëve deri në fund të vitit.

Meqë vendi është në fushatë zgjedhore, Trump përfitoi nga rasti të premtoje se nëse rizgjidhet, do t’i qëndrojë uljes së taksave për të punësuarit. Nuk i anashkaloi akuzat për demokratet, të cilët sipas tij, duan të vjedhin zgjedhjet. Trump tha gjithashtu se opozita kundërshtoi bisedimet mbi ndihmat e reja kundër pandemisë. Ai u ndal edhe një herë te vota me postë, duke e kundërshtuar atë në një moment kur demokratët e shohin si zgjidhjen më të mirë në rast pandemie.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë