Loading…

Koronavirusi në Shqipëri, 3 të vdekur, rriten rastet e reja

  • 28/09/2020 | 16:46

Koronavirusi në Shqipëri, 3 të vdekur, rriten rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima dhe 132 të prekur me virusin Sars-Cov2.


Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 31, Elbasan 15, Durrës 12, Fier 10.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja, një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Që nga shpërthimi i pandeminë në Shqipëri me koronavirus janë prekur 13.391 persona, prej tyre 7.629 janë shëruar, 5.382 janë raste ende aktive dhe betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 380 persona.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë