Loading…

Korrupsioni mban peng rritjen ekonomike

  • 05/01/2017 | 07:59

Korrupsioni mban peng rritjen ekonomike

Qeveria e ka pranuar se prokurimi publik përbën një fushë që e karakterizon mungesa e transparencës dhe që, në veçanti, është e rrezikuar nga korrupsioni.


Kjo dhe faktorë të tjerë janë identifikuar si barriera të rritjes ekonomike.

Të dhënat janë prezantuar në draftin e Programit të Kosovës për reforma ekonomike 2017-2019, një kopje të të cilit, të mërkurën, e ka siguruar gazeta.

Çështja e korrupsionit është problematizuar në kapitullin që flet për menaxhimin e financave publike.

Aty është theksuar se prokurimi publik në Kosovë përbën një gamë të gjerë të shpenzimeve të parasë publike. Të dhëna të sakta nuk janë përfshirë për vitin që sapo është përmbyllur, ndërsa është evidentuar e dhëna se vetëm në 2015-n janë dhënë 10.895 kontrata me vlerë totale prej afër 401 milionë eurosh. Nga to, 76 për qind janë dhënë përmes procedurave të hapura.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë