Loading…

Korrupsioni në Kosovë bëhet në shumë forma

  • 05/12/2016 | 14:07

Korrupsioni në Kosovë bëhet në shumë forma

Në tryezën e organizuar në kuadër të aktivitetit “Java kundër korrupsionit” nga GAP, është thënë se korrupsioni në Kosovë zhvillohet në mënyra të ndryshme.

Nora Latifi Jashari, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit GAP tha se korrupsioni merr forma të ndryshme në Kosovë dhe njëra ndër to është edhe korrupsioni në të hyrat dhe shpenzimet buxhetore.

Ndërkaq, Mike De La Rosa, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it në Kosovë, tha se korrupsioni në Kosovë pengon investimet e huaja dhe mundësinë e Kosovës për të arritur potencialin e saj për zhvillim ekonomik, meqenëse siç e citoi Biden ai është kancer për çdo shoqëri.

Agim Krasniqi, zëvendës ministër i financave theksoi se qeveria, përkatësisht ministria e financave i ka vënë synim vetes të rrisë transparencën në raportet e dala nga ky institucion duke bërë ndryshimin e përshkrimit të të dhënave në mënyrë që leximi i tyre të jetë më i lehtë, duke marrë vendimin për implementimin e e-prokurimit i cili që nga janari 2017 do të jetë i obligueshëm për të gjitha organizatat buxhetore në nivelin lokal dhe qendror si dhe ndryshimin e sistemit kontabël nga sistemi kesh në atë aktual.

Gjithashtu, Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) theksoi se edhe pse raportet e ZKA-së janë plotësisht publike dhe transparente duhet të bëhet koordinim më i mirë i diskutimit të raporteve me të gjeturat me rrezik të madh meqenëse shpeshherë disa raporte me më pak të gjetura bëhen më aktuale. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ZKA ka dhënë mbi 1300 rekomandime, nga të cilat 830 ishin me rrezik të madh pavarësisht partisë politike e cila është bartëse e cilit do institucion si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Ndryshe, “Java kundër korrupsionit” është aktivitet i përbashkët nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Çohu, Demokraci Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë