Loading…

Kosnett: E mirëpresim vendimin e Veselit për t’i shkarkuar zyrtarët me aktakuza

  • 20/06/2019 | 19:22

Kosnett: E mirëpresim vendimin e Veselit për t’i shkarkuar zyrtarët me aktakuza

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mirëpritur vendimin e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, për t’i shkarkuar zyrtarët me aktakuza nga kjo parti, shkruan Gazeta Metro.


Kosnett ka thënë se kjo është një lëvizje pozitive, duke shtuar se do ta vëzhgojnë nëse një zotim i tillë i Kadri Veselit do të zbatohet plotësisht.

“Mendoj se deklarata e Veselit ishte e mirëseardhur dhe konsiderojmë që është lëvizje pozitive dhe do e vëzhgojmë nëse do të zbatohet në plotëni. Të njëjtën kohë kjo do të ishte edhe thirrje edhe për partitë tjera politike për atë që ka bërë PDK-ja”, ka shtuar ai.

Kreu i Ambasadës së SHBA-së thotë se kosovarët kanë të drejtë që të kenë udhëheqës të pa korruptuar dhe pa aktakuza.

“Më lejoni të shtojë diçka, nuk mendoj se çdokush që është i akuzuar është fajtor, apo të gjithë ata që janë të dënuar janë njerëz të ligë dhe nuk kanë bërë asnjëherë diçka të mirë, por duke qen në një pozitë politike, kjo po ndikon negativisht në vend dhe po krijon shpërqendrim tek të tjerët. Mendoj se kosovarët kanë të drejtë të kenë prijësit e tyre të pa korruptuar dhe pa aktakuza”, ka thënë Kosnett për rajonipress.

Dje kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë vendim për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK’së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj, ndërkohë pritet edhe shkarkimi i Agim Çekut nga posti i zëvendësministrit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë