Loading…
Kosnett: Kosova e Re do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me rrymë
  • 15/04/2019 | 12:03

Kosnett: Kosova e Re do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me rrymë

Gjatë vizitës së tij në KEK, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, shprehu angazhiin e SHBA-ve për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë jetike të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Kosnett, Kosova e Re do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për vendin.

Në anën tjetër, Nijazi Thaci, Drejtor Menaxhues në KEK, tha se vizita e Kosnett demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të vecantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.

Ndryshe, edhe para ardhjes në Kosovë, gjatë shpalosjes së planit të tij të veprimit dhe objektivave për Kosovë, Kosnett ka thënë se do të avokojë për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme.

‘Termocentrali 1.4 miliardësh do bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës’, kishte thënë ambasadori Kosnett në fjalimin e tij që kishte në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, para ardhjes në Kosovë.

Në lidhje me Kosovën e Re ishte shprehur edhe Matthew Palmer, zv. Ndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane i SHBA-së.

Teksa ishte shprehur i zhgënjyer me vendimin e Bankës Botërore për të mos e përkrahur projektin e Kosovës së Re, Palmer kishte thënë se termocentrali i ri do të sigurojë energji më se të nevojshme dhe pandërprerë për Kosovës si dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis.

‘Absolutisht, ne jemi të përkushtuar për realizimin e projektit’, deklaroi ai pas pyetjes se nëse SHBA-të mbështesin Kosovën e Re.

Ndryshe, Kosovarët konsumojnë pak më shumë se 2 mijë kilovat energji elektrike për kokë banori, ani pse vlerat mesatare të konsumit sipas OECD janë rreth 8 mijë kilovat.

Vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit, të dhëna të ZRRE-se tregojnë se Kosova ka importuar më shumë se gjysmë miliard euro rrymë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë