Loading…

Kosnett: ‘Kosova e Re’ me levërdi shumë të madhe për mjedisin, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik

  • 07/12/2018 | 12:44

Kosnett: ‘Kosova e Re’ me levërdi shumë të madhe për mjedisin, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se SHBA-të mbështetin propozimin e Contour Global për termocentral të ri. ‘Termocentrali do të ketë levërdi shumë të madhe jo vetëm për mjedisin, por edhe për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik’, ka thënë Kosnett për RTK.


Kosnett, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Kosovën si rrëfim të shkëlqyeshëm të suksesit. Rritja e numrit të franshizave Amerikane tregon për rritjen e sigurisë së investimeve në Kosovë.

‘Më lejoni ta them këtë ndryshe: kur flasim për fushat e ndryshme në të cilat bashkëpunojnë vendet tona; kur flasim për stabilitetin rajonal; kur flasim për sundimin e ligjit dhe masat kundër korrupsionit; kur flasim për zhvillimin ekonomik, këto fusha të ndryshme janë ngushtë të ngërlidhura me njëra-tjetrën. Ndërmarrjet amerikane duan të shohin një sistem ligjor ku të gjithë trajtohen njëjtë.’, ka thënë Kosnett për RTK.

‘Përderisa Kosova vazhdon jo vetëm ti miratojë ligjet kundër korrupsionit, që është e rëndësishme dhe për çka e përgëzoj, por kur ajo i zbaton ato në mënyrë të paanshme dhe të vijueshme, atëherë ndërmarrjet amerikane dhe ndërmarrjet e tjera gjithnjë e më shumë do ta shohin Kosovën si vend tërheqës për investime’, ka thënë Kosnett.

Kosnett, përkrahjen për projektin e termocentralit Kosova e Re e kishte theksuar edhe në fjalimin e tij drejtuar Senatit Amerikan. ‘Kosova e Re do të bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës’, kishte thënë Kosnett teksa i drejtohej Senatit të SHBA-ve kohë më parë.

Ndryshe, redaksia mëson se zyrtarë të lartë shtetëror të SHBA-ve përkrahin iniciativat e Republikës së Kosovës për ndërtimin e termocentralit. Termocentrali i ri pritet t’i sjellë vendit siguri të furnizmit me energji elektrike si dhe rezerva të mjaftueshme për nxitje të zhvillimit të hovshëm ekonomik.

‘Kosova e Re gëzon mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës`, deklaroi Matthew Palmer, zv.ndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane i SHBA-së në intervistën e tij për mediat në vend.

Sipas raporteve të USAID, bizneset humbin rreth 300 milion euro në vit nga furnizimi jo i rregullt me energji elektrike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë