Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përshëndetur vendin për bashkimin në iniciativën e Thirrjes Globale për Veprim për Fuqizimin Ekonomik të Grave, të udhëhequr nga ky shtet, shkruan Gazeta Metro.
Kosnett përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë.
Në fund, ai ka thënë se duhet ende punë që gratë të përfshihen në ekonomi plotësisht.
“Ne e përgëzojmë Kosovën për anëtarësimin në këtë nismë. Gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë. Sidoqoftë, mbetet shumë punë për t’u siguruar që gratë mund të participojnë në ekonomi plotësisht dhe lirisht”, ka shkruar Kosnett në Twitter, ku ka bashkangjitur edhe një video të ministres Meliza Haradinaj duke e hedhur nënshkrimin e saj në deklaratën zyrtare./gazetametro.net
#Kosovo joins the initiative of Global Call to Action for Women’s Economic Empowerment led by the #US in support of advancing the full & free participation of women in the economy #CA24Women
Minister @MelizaHaradinaj signed the Declaration joining counterparts around the World. pic.twitter.com/gDFJnZx9dE
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) October 26, 2020