Loading…

Kosnett: Nuk harrojmë përkrahjen e kosovarëve, dhuruat gjak, pati vullnetarë për t’iu bashkuar ushtrisë së Amerikës

  • 11/09/2019 | 11:23

Kosnett: Nuk harrojmë përkrahjen e kosovarëve, dhuruat gjak, pati vullnetarë për t’iu bashkuar ushtrisë së Amerikës

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Philip Kosnett tha se shteti amerikan nuk do të harron kurrë ndihmën që ofruan kosovarët, dikush dhuroi gjak e dikush doli vullnetarë për t’iu bashkuar Ushtrisë së Amerikës, shkruan Gazeta Metro.


Kosnett tha se për popullin amerikan kjo ditë është e zymtë dhe vajton humbjen e gati të 3 mijë njerëzve të pafajshëm.

Sipas tij shteti amerikan do e kujtojë gjithmonë mbështetjen që e gjithë bota dhe Kosova i kanë dhënë popullit amerikan në atë kohë.

Kosnett tha se partneriteti i qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Amerikës kapërcen çdo parti politike ose individuale.

“Amerikanët do ta kujtojnë gjithmonë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara e kanë pasur nga e gjithë bota, përgjigja e miqve tanë në Kosovë ishte e menjëhershme dhe e sinqertë, pas sulmeve në të gjithë Kosovën, njerëzit mblidheshin për të marshuar në mbështetje të SHBA, për të ndezur qirinj, për të dhuruar gjak, disa qytetarë të Kosovës madje dolën vullnetarë për t’iu bashkuar ushtrisë Amerikane, për të luftuar kundër terrorizmit, kjo mbështetje spontane, e çiltër është një vërtetim e lidhjes së ngushtë mes popullit Amerikan dhe atij Kosovarë. Ky partneritet I qëndrueshëm kapërcen çdo parti politike ose individual. Kosova vazhdon përkujtimet dhe homazhet për këtë ditë. Çdo vit në Prishtinë, policia, zjarrfikësit dhe përgjegjësit e parë mblidhen rreth flamurit Amerikan të ngritur në gjysmë shtizë”, tha Kosnett.

Në përkujtim të 18 vjetorit të sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku humbën jetë 3000 persona edhe Kosova po i nderon këto viktima me shumë aktivitete.

Qysh në mëngjes aktivitetet kanë filluar ku në oborrin e Qeverisë së Kosovës është zbuluar pllaka memorie, në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datat 11 shtator 2011.

Ndryshe, rreth 3 mijë viktima humbën jetën në sulmin terrorist më 11 shtator 2001. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë