Loading…

Kosnett paralajmëron edhe njëherë Kurtin: Eliminoni menjëherë tarifat ndaj Serbisë

  • 20/02/2020 | 10:52

Kosnett paralajmëron edhe njëherë Kurtin: Eliminoni menjëherë tarifat ndaj Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, eliminimin e të gjitha tarifave, shkruan Gazeta Metro.


Kosnett ka kërkuar në të gjitha takimet me kryeministrin Kurti që të eliminohen menjëherë tarifat e vendosura ndaj shtetit të Serbisë.

Ai ka thënë e Kosova duhet të ketë fokus të veçantë synimet e SHBA’së për të siguruar paqe, drejtësi, prosperitet dhe përfitime ekonomike.

Po ashtu Ambasadori Kosnett ka treguar se me Kurtin ka folur edhe për rëndësinë e marrëdhënie që ka SHBA me Kosovën.

Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA’së në Kosovë:

Ambasadori Kosnett vazhdon takimet e tij të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë së re duke u takuar sot me Ministrin e Brendshëm Veliu. Ai është takuar me Kryeministrin, kryetarin Osmani, Zëvendës Kryeministrat Hoti dhe Abazi, dhe me Ministrin e Jashtëm Konjufca, dhe mezi pret të takojë ministrat e tjerë. Ai po vazhdon gjithashtu takimet e tij të rregullta me liderët e partive opozitare.

Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënies së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, dhe përfitimet ekonomike për të ardhur duke eleminuar menjëherë tarifat.///gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 06/04/2020 | 16:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë