Loading…

Kosnett përkrahë përpjekjet e KQZ’së për organizmin e zgjedhjeve demokratike

  • 14/01/2021 | 17:06

Kosnett përkrahë përpjekjet e KQZ’së për organizmin e zgjedhjeve demokratike

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim ambasadorin amerikan, Philip S. Kosnett, e ky i fundit përkrah përpjekjet për organizimin e zgjedhjeve demokratike, shkruan Gazeta Metro.


Kryetarja Daka shprehu mirënjohje për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zonja Daka e njoftoi z. Kosnett lidhur me përgatitjet të cilat është duke i zhvilluar KQZ-ja në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett theksoi rolin e KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës, duke i përkrahur përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta për popullin e Kosovës.

Ai shprehu mbështetjen për KQZ-në në rolin kyç që ka në organizimin e zgjedhjeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë