Loading…

Kosnett premton: SHBA do ta zgjidh çështjen e personave zhdukur gjatë luftës në Kosovë

  • 14/08/2019 | 13:16

Kosnett premton: SHBA do ta zgjidh çështjen e personave zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Ambasadori i SHteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka premtuar se shteti që ai përfaqëson do të në çështjen e personave të pagjetur, shkruan Gazeta Metro.

Kosnett sot ka vizituar kompleksin memorial në Krushë të Madhe dhe është takuar me banorët e asaj zone, duke thënë se SHBA është dhe do të angazhohet për fatin e familjarëve të tyre.

“E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnett.

Ndërkaq, Selami Hoti, kryetari i fshatit e njoftoi atë për historinë e 64 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë se SHBA është dhe po angazhohet për fatin e të pagjeturve në luftën e fundit që ka ndodhur në Kosovë, madje edhe në Serbi i ka vënë kusht qeverisë atje që të zbardhet rasti i tre vëllezërve Bytyqi../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë