Loading…
Kosnett u kërkon Listës Serbe të kthehen në institucionet e Kosovës
  • 15/03/2019 | 18:49

Kosnett u kërkon Listës Serbe të kthehen në institucionet e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot në Prishtinë përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilëve u ka kërkuar të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre, trasnmeton Gazeta Metro.


Përmes rrjetit social Twitter, ambasadori amerikan ka thënë se, u ka kërkuar që të mos i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur se “përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Ndërkaq, nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Duhet theksuar se liderët e Listës Serbe së bashku me krerët e shtetit në Serbi, vazhdimisht janë duke kërkuar që Kosova ta pezullojë taksën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë