Loading…

‘Kosova 22 muaj pa ambasador’, Syla: Me demokratët mund të vijë një që thotë ‘dëgjojeni Brukselin’

  • 04/11/2026 | 14:03

‘Kosova 22 muaj pa ambasador’, Syla: Me demokratët mund të vijë një që thotë ‘dëgjojeni Brukselin’

Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, ka komentuar ndikimin e mundshëm të fitores së demokratëve në SHBA në raportet me Kosovën, duke shprehur skepticizëm për qasjen e ardhshme të Washingtonit ndaj Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


Syla ka vlerësuar se një fitore e demokratëve nuk do të ishte lajm i mirë për Kosovën, duke përmendur mungesën e njohjeve të reja gjatë tetë viteve të tyre në pushtet dhe mungesën e ambasadorit amerikan për 22 muaj.

Madje dhe mundësinë e prurjes së një ambasadori të ri në Kosovë që do thoshte sipas Sylës “dëgjojeni Brukselin”

“Fitorja e demokratëve nuk është lajm i mirë për Kosovën. Për tetë vjet nuk morëm asnjë njohje, ndërsa Trumpi na solli dy! Për 22 muaj nuk kemi ambasador amerikan. Tash, me demokratët, ka gjasa të vijë një ambasador që do të na thotë “dëgjojeni Brukselin”. ka shkruar Syla./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë