Loading…

Kosova aplikon këtë vit për statusin e kandidatit për BE

  • 04/05/2017 | 13:25

Kosova aplikon këtë vit për statusin e kandidatit për BE
Kosova e ka në plan të aplikojë për statusin e kandidati për anëtarësim në Bashkimin Europian këtë vit, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Ne duam ta shohim Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi në BE, por ne mendojmë se duhet të shpërblehemi njëjtë, siç ka ndodhur me kolegët tanë nga Beogradi, për punën që po e bëjmë edhe në Kosovë, por edhe si pjesë e dialogut, gjë që nuk po ndodh tani”, ka pohuar Hoxhaj në Bruksel, i pyetur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Hoxhaj ka shtuar se dialogu me Beogradin s’ka më kuptim nëse nuk paraprihet nga një njohje e dyanshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë