Loading…
Kosova bëhet anëtare e Bordit të BB dhe FMN’së
  • 09/04/2019 | 19:00

Kosova bëhet anëtare e Bordit të BB dhe FMN’së

Në një garë ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votë të fshehtë, pas angazhimit të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet, Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj, të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Washington DC.

Në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit.

Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore pêrbëhet nga deputetë të 166 shteteve, të cilët prej muajsh kanë filluar lobimin për zgjedhjet në këtë Bord.

Kjo, është një arritje shumë e madhe për Kosovën dhe për Kuvendin e Kosovës.

Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë