Loading…

Kosova bëhet zyrtarisht me kodin +383,Tahiri e quan historik

  • 15/12/2016 | 09:30

Kosova bëhet zyrtarisht me kodin +383,Tahiri e quan historik

Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë sot në listën zyrtare të shteteve dhe rajoneve gjeografike që kanë kode telefonike. Kjo është evidentuar edhe në buletinin e Unionit ndërkombëtarë të telekomunikimeve (ITU).

Një konfirmim e ka bërë edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka njoftuar përmes profilit të saj në Facebook, duke e vlerësuar si historik për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Po ashtu ju bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.”, ka shkuar Tahiri në rrjetin social Facebook, shkruan gazetametro.net

Ministrja Tahiri dhe grupi punues: Kreshnik Gashi, koordinator profesional për telekomin dhe kryetar i bordit të ARKEP, Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri, Ilir Imeri, drejtor i departamentit për menaxhimin e frekuencave në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejt teknik i Telekomit të Kosovës dhe Zana Bejta nga IPKO, kanë uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë të arritur.

Ajo ka njoftuar poashtu se gjatë ditës do të ketë konferencë për media në lidhje me këtë çështje./gazetametro.net

Ky buletin që njofton për dhënjen e kodit, është i njëjtë me tekstin e marrëveshjes që ishte arritur ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

 

kodi-telefonik-i-kosoves

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë