Loading…

Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

  • 14/09/2021 | 21:42

Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.


Në një shkrim në Twitter, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si trajnimi i përbashkët, angazhimi operacional dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.

Tutje ministri ka thënë se marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Forcave të Armatosura.

Lidhur me këtë ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, u shpreh se Kosova është një partner i çmuar i mbrojtjes dhe Britania do të vazhdojë të punojë ngusht për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Ishte fantastike të nënshkruaj një marrëveshje historike sot, e cila na vë themelet për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, tha Heappey.

Ndërsa, gjatë kësaj vizite, Mehaj do të takohet me autoritetet më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik.

Po ashtu ministri do të vizitojë Qendrën e Luftërave Tokësore, Qendrën e Trajnimit Taktik të Komandës dhe Shtabit, Shkollën e Armëve të Specializuara, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave, Qendrën e Koleksionit të Armëve të Këmbësorisë, ndër të cilat përveç takimeve me autoritetet udhëheqëse do të takoj edhe kadetët dhe oficerët tanë që janë aktualisht duke u trajnuar në këto qendra

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë