Loading…

Kosova dhe Japonia po e thellojnë bashkëpunimin ekonomik

  • 10/03/2017 | 17:04

Kosova dhe Japonia po e thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin japonez jo rezident për Kosovën në Vjenë, Kiyoshi Koinuma.


Duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Japonia e ka ofruar në shtetndërtimin e Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se dy vendet po e thellojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale duke përfshirë këtu bashkëpunimin ekonomik por dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Në këtë drejtim ambasadori japonez Kiyoshi Koinuma, në emër të Qeverisë së tij gjatë qëndrimit në Kosovë, së fundmi ka nënshkruar disa kontrata me përfaqësues të nivelit lokal me qëllim të realizimit të projekteve të tyre komunale në interes të qytetarëve të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë