Loading…

Kosova dhe Shqipëria shkëmbjen përvojat për reformat në drejtësi

  • 12/05/2021 | 16:07

Kosova dhe Shqipëria shkëmbjen përvojat për reformat në drejtësi

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur sot në takim, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Republikës së Shqipërisë, Gent Ibrahimi.


“Maloku fillimisht e ka njoftuar Kryetarin Ibrahimi për punët dhe aktivitetet që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, duke potencuar se është i përkushtuar në zbatimin e misionit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit, kanë diskutuar për çështjet me interes të përbashkët si dhe për shkëmbimin e përvojave për reformat në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari Ibrahimi, theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri fillimisht ka pasur disa pengesa, të cilat janë tejkaluar dhe tani ky proces është duke shkuar në rrugën e duhur, duke potencuar se është i gatshëm të ofrojë mbështetjen e tij profesionale dhe institucionale për reformat e parapara në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se konsolidimi i institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë një shërbim efikas të sistemit prokurorial, janë baza për një sundim të fortë të ligjit duke iu dhënë besim qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.

Në përmbyllje të takimit, Kryesuesi Maloku dhe Kryetari Ibrahimi, u shprehën se do të intensifikojnë takimet në bazë të zhvillimit të dinamikës së punëve, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në reformat në drejtësi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë