Loading…

Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

  • 09/07/2019 | 17:33

Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, ka pritur në një takim udhëheqësen për bashkëpunim dhe zhvillim në ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian.


Ministrja Ziviq e informoi atë për investimet që janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë, të cilat ajo tha se kanë ndikuar në zhvillimin e hovshëm të këtij sektori në vend.

Krahas kësaj, ministrja e njoftoi edhe për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për këtë vit.

Ministrja theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Suedisë, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër, udhëheqësja për bashkëpunim dhe zhvillim në ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe konfirmoi gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë