“Përmes marrëveshjeve dypalëshe për ndihmë juridike të ndërsjellë dhe ekstradim, do t’i definonim, harmonizonim, lehtësonim procedurat dhe do te siguronim një bazë të mirë ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështjet civile dhe penale”, ka thënë Hoxha gjatë takimit.
Ministrja përmendi marrëdhëniet të shkëlqyera me Zvicrën dhe falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që ofron ky vend mik për drejtësinë.
Kosova dhe Zvicra, në lëmin e Drejtësisë bashkëpunojnë mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe thuhet në njoftimin në faqen zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërkaq, ambasadori Jean-Hubert Lebet, theksoi se përkrahja dhe mbështetja e mëtejme për fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe bashkëpunimit bilateral do të thellohet, dhe vuri në dukje se rruga integruese e Kosovës është rrugë e duhur dhe Zvicra ofron përkrahjen e fuqishme në këtë proces.